Policia thirrje protestuesve në Bradashesh: Lironi rrugën, po kryeni vepër penale

29 Tetor 2024, 17:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia thirrje protestuesve në Bradashesh: Lironi rrugën, po kryeni

Policia i ka bërë thirrje protestuesve të opozitës të mbledhur në kryqëzimin e Bradasheshit që të lirojnë rrugën duke i kujtuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Një drejtues policie ka përdorur një altoparlant për t’iu bërë thirrje protestuesve të lirojnë qarkullimin e automjeteve pasi janë duke konsumuar një vepër penale që dënohet deri në 3 vjet burg.

“Të nderuar qytetarë polica e shtetit ju bën thirrje: bllokimi i rrugës është vepër penale, pengimi i qarkullimit të automjeteve dënohet deri në 3 vjet burg, ju lutem hapeni rrugën. Policia e shtetit ju bën thirrje; mos pengoni qarkullimin e automjeteve”, dëgjohet të thotë përmes një altoparlanti një drejtues policie i zonës.

6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.

Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

 

 

Po ndodh...