Prej disa javësh i shtruar në spital, ja si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit

21 Janar 2025, 18:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej disa javësh i shtruar në spital, ja si paraqitet gjendja e

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë në Spitalin “Evangjelismos” në Athinë, ku prej datës 3 janar gjendet i shtruar në gjendje kritike Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos.

Dy mitropoliotët u takuan me znj. Anastasia Kotanidu, Doktoreshë e Pneumonologjisë dhe Drejtore e Njësisë së Terapisë Intensive të spitalit, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës për ecurinë e Fortlumturisë, si dhe falënderim dhe mirënjohje për gjithë kujdesin dhe dashurinë e treguar për të.

Njëherësh, mitropolitët përcollën lutjet e mbarë popullit shqiptar orthodhoks për Kryepeshkopin Anastas por edhe për stafin mjekësor, që me integritet dhe profesionalizëm vazhdojnë përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.

Kisha Ortodokse, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook bën me dije se dy mitropolitët u takuan ndër të tjera në spital edhe me Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepesjkopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.

 

Po ndodh...