Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

7 Shtator 2025, 17:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi

Kroacia ditë më parë ka bërë ndalimin e disa ngarkesave me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, të cilat rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh dhe metali të rëndë si nikeli.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në një reagim për mediat e Kosovës, ka sqaruar se produkte të tilla nuk kanë hyre në tregon vendas.

“Kontrollet kryhen bazuar në planin nacional të kontrolleve zyrtare dhe të mostrimit, të cilat bazohen në vlerësimin e riskut. Në kudër të planeve me qëllim të monitorimit dhe kontrollit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime( përcaktimit të nivele të lejuara te mbetjeve -MRL), AUV ka marrë mostrat në mënyre sistemike, mostrat të cilat janë testuar në laboratorë të BE-së, me metoda konfirmative”, ka deklaruar Thaçi.

Ai thekson se rezultatet e deritanishme kanë qenë të pranueshme dhe gjithmonë i janë referuar standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të BE-së për mbetjet e pesticideve.

Sipas Thaçit, në kohën e verës, përfshirë edhe muajin shtator importi i këtyre produkteve nga Shqipëria në Kosovë është minimal, pasi tregu vendor mbulohet me prodhime të brendshme.

“Frekuenca e mostrimit është e lartë gjatë sezonit të fluksit të importeve, ndërsa aktualisht kemi shumë pak apo aspak importe të këtyre produkteve nga Shqipëria, tregu mbulohet me prodhime vendore”, ka shtuar ai.

Zëdhënësi i AUV-it gjithashtu thekson se ekziston një bashkëpunim i mirë me institucionet homologe në Shqipëri, si Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes Veterinare dhe Bimësore (AKMVB).

“Në çdo rast të dyshimeve për sigurinë e ndonjë produkti që tregtohet mes dy vendeve, shkëmbehen menjëherë informacionet. Kur kemi ndonjë dyshim konkret, AUV e ngre menjëherë nivelin e kontrollit dhe ndërmerr masa shtesë për të verifikuar në detaje çdo produkt apo ngarkesë”, ka përfunduar Thaçi.

 

Po ndodh...

ide