Zyrtare/ Dy ndeshje në pankinë, Tirana “shtrëngon duart” me trajnerin Mile
7 Shtator 2025, 17:05 / SPORT

Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Vangjel Mile. Ashtu siç pritej, klubi bardheblu dhe tekniku i njohur kanë “shtrënguar duart” përfundimisht, me lajmin që tashmë është konfirmuar në kryeqytet.
Ky vendim vjen pasi skuadra në dy ndeshjet e para, grumbulloi vetëm një pikë.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”,- shkruan klubi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


