"Pronarët e kazinos ku punonte, lidhje të ngushta të Ramës", Artan Hoxha jep detaje për vrasjen e kenianes

"Policia dhe prokuroria nuk kanë kryer si duhet hetimet dhe ka vepruar në mënyrë të ngadaltë" kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha për vrasjen e Joy Aoko, ai ka zbardhur prapaskenat e ngjarjes së vajzës Keniane, e cila u dhunua barbarisht, ndërsa pak javë më parë humbi jetën. Hoxha vuri në dukje se policia dhe prokuroria nuk ka kryer si duhet hetimet dhe ka vepruar në mënyrë të ngadaltë.
Hoxha theksoi në emisionin e Ylli Rakipit se ndalimi i shoferit të kazinosë, i cili është ish i dashuri i të resë, u bë për të "shfryrë" ngjarjen, pasi ai është liruar tashmë.
"Vajza ka punuar te kazinoja te Sheratoni dhe pastaj ka kaluar te kazinoja tjetër, që është e së njëjtës kompani, kompani e rrjetit Apex te stadiumi. Ngjarja është kriminale dhe ka sjellë këtë pasojë. Kjo vajzë që punonte me dokumenta të rregullta, fillimisht është plagosur rëndë dhe pesë muaj më pas ka humbur jetën në Kenia.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë fillimi i muajit gusht. Në momentin e parë ngjarja nuk ka patur pasojë vdekjen dhe media nuk i kushtoi rëndësi. Ngjarja shpërtheu në shtator.
A ka patur vullnet për ta hetuar?
Ngjarja është bërë e madhe për të thënë që është implikuar aksioneri i kazinosë tjetër. Të dy aksionerët kryesorë dalin me lidhje të kryeministrit. Cili është problemi konkret? Në momentin që konstatohet ngjarja, veprimet hetimore të policisë duhet të ishin kryer më shpejtë dhe jo të arrsetohej shoferi pas gjashtë muajsh. U shfry ngjarja me ndalimin e shoferit. Pas 48 orësh shoferi u la i lirë.
Sot kjo ngjarje nuk ka autor. Nuk e dimë, a e kanë hedhur nga ballkoni? A është hedhur vetë? Kush e ka hedhur nga ballkoni? Ne nuk e dimë. Prokuroria nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kur kemi të bëjmë me kompani të mëdha biznesi, oficerët e policisë gjyqësore janë pak më të kujdesshëm. Në këto raste përpiqen ta kalojnë pa zhurmë. Kur kemi të përfshirë personazhe të rëndësishëm, dashamirësia e autoriteteve është të mos i shqetësojnë. Deri në këto momente ne nuk kemi ende një autor, ende një përgjigje nga autoritetet. Është rast kur është bërë protestë dhe zhurmë nga mediat, por fakt është që drejtësia nuk ka dhënë përgjigje.
Edhe kur është gjetur në tokë, ka qëndruar me orë të tëra pa ndihmë. Ne kërkojmë të provohet kush është i përfshirë. Shpenzimet për ta çuar në spital i ka bërë kazinoja. Por çfarë vlere ka?", nënvizoi gazetari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
