"Pse të kalosh ti i pari?"/ Si nisi sherri në shkollën 9-vjeçare në Sarandë

17 Dhjetor 2025, 13:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Pse të kalosh ti i pari?"/ Si nisi sherri në shkollën

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

 

Po ndodh...