Punimet për hekurudhën drejt Rinasit, ja si devijon trafiku në unazën e Durrësit

Për 5 ditë, trafiku në Rrugën e Unazës në Durrës do të devijohet.
ARRSH në njoftimin zyrtar njofton se shkak janë bërë punimet që do të kryhen në projektin, "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit."
Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, 08 janar dhe do të zgjasin deri në 12 janar.
"Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)", do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024. Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftim.
-
-
-
"Çmendet" shqiptari në Itali, dhunon keq gruan
5 Janar, 17:50 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




