Qëlloi me gotë vajzën në lokal, merret e pandehur për plagosje minorenia në Korçë

Është marë e pandehur vajza minorene, e cila në ambjentet e një lokali në Korçë, ka goditur me gotë të miturën P.M, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Prokuroria e Korçës ka vendosur të mbyllë hetimet ndaj të miturës F.D dhe ka marë të pandehur atë për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Sipas dosjes së prokurorisë së Korçës,17-vjeçaria F.D e ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim provokimi, 18-vjeçaren P.M, e cila ndodhej në të njëjtin lokal ku ishte e pranishme dhe e pandehura.
Goditja është realizuar me gotën e ujit, duke i sjellë dëmtime të lehta 18-vjeçares P.M.
Rasti është kallëzuar në policinë e Korçës, ku pas veprimeve të kryera dhe ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria doli në konkluzjonin se e mitura F.D, ka kryer veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, duke u marë tashmë e pandehur.
Pritet që në ditët në vijim, dosja kundër saj të meret në shqyrtim nga gjykata e Korçës, me qëllimin analizimin e situatës dhe përgjeshmërisë penale të të miturës.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
