
Qindra mijëra euro cash nga Moska, lëvizjet e dyshimta dhe zbulimi befasues i çiftit ruso-izraelit në Shqipëri

Në 11 Mars të vitit 2018 Policia bëri një zbulim befasues gjatë kontrollit trupor ndaj një shtetasi izraelit të quajtur Efim Reichman. Atij iu gjetën plot 250 mijë euro në xhupin që mbante veshur. Efim dhe Olga Riechman, bashkëshortja e tij ruse, u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut për kontroll të detajuar. Ata, udhëtonin nga Rusia, një vend i konsideruar jo miqësor ndaj Shqipërisë dhe aktiv në luftën hibride të spiunazhit. Një luftë që shpesh përdor krimin e organizuar me derivat pastrimin e parave.
‘Ka pasur në Shqipëri tendenca nga vende jo mike për pastrimin e produkteve, me krime financiare përmes financimit terrorizmit apo trafiqeve, shepesh ka pasur ndikime të zbuluara nga organet, ka pasur ndikime dhe financime edhe në kuadër të spiunazhit që bëjnë këto vende jo mike me Shqipërinë’ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci
‘Ato kanë qenë shqetësim për faktin se shumë pak raste kanë qenë hetuar, mund të jenë më shumë sipas meje ku vende jo mike investojnë në Shqipëri agjenci të ndryshme duke justifikuar si agjenci imobliare, konsulence etj, që isntalohen si kudo në botë për informacion dhe bashkëpunuar edhe me organe të shërbimeve’ u shpreh ish prokurori, Shkëlqim Hajdari
Referuar dosjes hetimore, shtetasi izraelit dhe bashkëshortja e tij ruse deklaruan se shuma e madhe e parave të fshehura do të investohej në një biznes në sektorin e shëndetësisë.
“Sasinë e parave e kam tërhequr nga një bankë në Moskë, Rusime qëllim për të hapur një biznes për mjekësi në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Nuk isha i informuar se duhej deklaruar kjo shumë në doganën e Rinasit. Disponoj një dokument që e kam marrë në bankën e Moskës, kur tërhoqa sasinë e parave. Unë do të largohesha në drejtim të Izraelit dhe vlerën monetare do të depozitja në një bankë në Tiranë”.
‘Nganjëherë këto na përzihen, nuk janë thjesht grupe të krimit ndëkormbëtar, eksponente të bzineseve tradicionale që bëjnë edhe ekonomi formale, por edhe veprimtari agjenturore, nga vende jomiqësore me plane kundër Shqipërisë’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço
Në fakt, nëse i referohemi dosjes hetimore, Reichman nuk thotë të vërtetën. Nga një kontroll në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nuk ka asnjë biznes të çelur në emrin e tij apo të bashkëhsortes. Për më tepër, ai është pyetur parapraksiht nga autoritetet nëse kishte shuma parash cash për të deklaruar, por kishte mohuar para kontrollit.
‘I pandehuri Efim Reichman dhe bashkëshortja e tij Olga Reichman janë përgjigjur se nuk kishin shuma monetare apo mallrat ë tjerë për të deklaruar. Menjëherë pas këtij deklarimi nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe Shërbimeve Doganore është kryer kontrolli fizik trupor”.
-
-
Trump: Ukraina të harrojë anëtarësimin në NATO
26 Shkurt, 22:01

ide

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128