Radhë kilometrike në Qafë Thanë, udhëtarët detyrohet të presin në kufi deri në tri orë

2 Gusht 2025, 14:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, udhëtarët

Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë është kthyer sërish në makthin e përvitshëm të verës, me radhë kilometrike për qytetarë dhe turistë që udhëtojnë në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Qindra udhëtarë, përfshirë gra e fëmijë, detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në temperatura mbi 30 gradë Celsius. Në shumë raste, pritja zgjat nga 1 deri në 3 orë.

Shkak kryesor i kësaj situate mbetet pala maqedonase, e cila operon me një numër të kufizuar sportelesh dhe refuzon të aplikojë procedurat e përshpejtuara, të cilat në kushte normale mund të zbatoheshin për të shmangur radhët kilometrike.

Gjatë sezonit veror, kjo pikë kufitare regjistron mbi 10 mijë hyrje-dalje në ditë. Problematika më e madhe vërehet në daljen nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Dhe në mungesë të një reagimi institucional, drejtuesit e automjeteve zgjedhin të protestojnë në mënyrën e vetme që mund të ndihen – duke rënë borive në mënyrë të vazhdueshme, për të “zgjuar” kontrollorët.

Po ndodh...