
Radhë të gjata me kamionë në kufirin Shqipëri-Kosovë! Shkak vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave

Kolona të gjata mjetesh qe transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës u krijuan gjatë pasdites sot, disa kilometra në afërsi të fshatit Morinë të Kukësit.
Shumë drejtues mjetesh, në pritje për te kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë jashtë kamerave thanë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës e doganës se Vermicës për shkak te procedurave doganore por pa marrë sqarime të mëtejshme rreth këtyre vonesave.
Kolona të tilla me mjete të transportit të mallrave zakonisht krijohen gjatë fundjavave në orarin që përkon edhe me pushimin e personelit të doganës.
Vonesat në kufi nuk janë të rralla e qe lidhen kryesisht me procesin e skanimit të mjeteve e mallrave, por herë pas here edhe puna vetëm me një sportel nga ana e doganës se Kosovës.
Gjatë qendrimit në pritje për të hyrë në Kosove, kompanive u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë të qarkullimit të mallrave.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128