Radhë trafiku në Kakavijë, Meta: Qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe

13 Gusht 2022, 10:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Radhë trafiku në Kakavijë, Meta: Qytetarët të mos

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për trafikun e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës duke i bërë thirrje qeverisë që të kontaktojë me palën greke që të vendosë në funksion disa sportele.

Postimi

Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe! I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilom

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128