
RENEA i kontrolloi sot shtëpinë, reagon familja e Erjon Llapushit

Familja e Erjon Llapushit, shtëpia e të cilëve është kontrolluar sot nga forcat RENEA, ka reagur lidhur me pretendimet se në banëse janë gjetur sende të jashtëligjshme.
Gjithashtu në reagim ruhet se ” asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin”.
“Ne lidhje me kontrollin e ushtruar diten e sotme ne banesen e familjes (prinderve) te Erjon Llapushit ne Pogradec, ju bejme me dije se asnje objekt I paligjshem nuk eshte gjendur ne banese, gje lehtesisht e verifikueshme nga proces-verbali i dorezuar nga policia pas kontrollit, i cili ju vihet ne dispozicionon ne vijim te ketij komunikimi, si edhe nga komunikata e Policise se Shtetit ne platformen sociale Facebook. Gjithashtu, theksojme qe asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin, pervecse jane banore te te njejtit qytet.
Do te deshironim qe mediat të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë, dhe të kenë kujdes nga lajmet e rreme që mund të dëmtojnë individë”,-thuhet në reagim.
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, detajet e para
17 Janar, 19:07 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128