Rënie gurësh në aksin Dhërmi-Himarë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
6 Shkurt 2026, 16:13 / AKTUALITET

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve në aksin Dhërmi-Himarë, duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacioneve nga zona, masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, pasi rruga është ngushtuar ndjeshëm.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128