Reshje dëbore në të gjithë qarkun e Korçës, arrin në 5 cm trashësia në disa zona, ja si paraqitet situata në akset rrugore

12 Mars 2024, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshje dëbore në të gjithë qarkun e Korçës,

Në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës, reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë ende.

Mësohet se trashësia ka shkuar deri në 5 cm, ndërsa kontraktorët janë në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.

Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në aksin Shtylle – Panarit janë regjistruar reshje të lehta dëbore këtë mëngjes, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 2 cm.

Ndërkohë i gjithë qarku i Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut.



Po ndodh...