Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti për sot

31 Korrik 2025, 08:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Po ndodh...