Reshjet, qindra hektarë të përmbytura në Lezhë

Moti i keq vijon të përmbys sipërfaqe të konsiderueshme toke në disa qarqe të vendit .Emergjencave Civile njoftojnë se si pasojë e reshjeve 570 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës. Deri tani probleme ka pasur në Milot, në rrugën e Kombi, pasi ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave
Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika.
Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme.
Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm.
Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.
-
Parashikimi i motit 17 dhjetor 2022
17 Dhjetor, 08:10
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

