Rrebeshi i shirave shuan zjarret në Fushë-Arrëz, shkrumbohen dhjetëra hektarë pyje
22 Gusht 2025, 08:58 / AKTUALITET

Rrebeshi i shirave gjatë natës së kaluar ka shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit
Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku flakët kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin.
Megjithëse zjarret janë tashmë të shuara, dëmet janë të konsiderueshme. Vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë shkrumbuar 60 hektarë me pyje, ndërsa 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka djegur rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën lokale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

