Ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët, mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit Nishani
Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë konkluzionet përfundimtare për shtetasit Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa të cilët dyshohen se morën ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit.
Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa.
Gjithashtu ai kërkoi që dënimi të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare, si dhe të aplikohet “heqja e të drejtës për te ushtruar funksione publike” për 3 vite.
Sipas hetimeve të SPAK, në vitin 2020, këta persona kanë marrë ryshfet në vlerën e 30 mijë lekëve nga dy mjekë Konstandin Balloma dhe Besim Boçi, me qëllim që të mos i gjobisnin për trajtimin e mbejteve spitalore.
Hetimi i prokurorisë ndaj zyrtarëve të mjedisit nisi pas procedim edhe ndaj dy mjekëve per korrupsion aktiv po. Çështja ndaj tyre u pushua nga SPAK për shkak të amnistisë. Në seancën tjetër priten konkluzionet e mbrojtjes dhe vendimi gjykatës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
