Sëmundja e plasjes në Gjirokastër/ Qirko: Situata shqetësuese, duhen aplikuar vaksinat te kafshët

9 Gusht 2024, 14:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sëmundja e plasjes në Gjirokastër/ Qirko: Situata

Në qarkun e Gjirokastrës, gjatë javëve të fundit ka patur katër raste të sëmundjes së plasjes tek kafshët.

Lidhur me këtë nën një lidhje me studion e lajmeve në MCN, korespondetja Jonida Qirko shprehet se vatrat janë konstatuar së fundmi në fshatin Lazarat, ku kanë ngordhur 3 lopë dhe 1 kalë.

Ajo shprehet se deri tani janë prekur edhe njerëz 4 persona, te cilët janë dërguar në urgjencën spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Në fakt prej disa javësh është shfaqur kjo sëmundje në Lazarat duke shënuar 4 persona të prekur, kryesisht blegtorë që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, ndërsa janë gjetur të ngordhura 4 lopë dhe një kalë. Situata është shqetësuese për një përhapje të mëtejshme.

Është bërë apel që mishi që konsumohet të bëhet vetëm përmes thertoreve të kontrolluara. Ka pasur dhe vetë banorët të fshatit Lazarat që kanë qenë të ekspozuar përpara këtij fenomeni të cilët kanë shmangur dhe përdorimin e ujit nga burimi ku janë gjetur kafshët e ngordhura.

Sipas ekspertëve ka raste që mund të çojë dhe deri në vdekjen e njeriut prandaj duhet të ketë sa më shumë dezinfektim të zonës sepse nga këtu nis të përhapet dhe mikrobi duke infektuar kafshët në stalla. Duhet kujdes dhe duhet të aplikohen vaksinat e kafshëve."