Shembja e skelës, zbulohet se 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur!

23 Janar 2024, 17:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shembja e skelës, zbulohet se 39-vjeçarja është gruaja e

Dy qytetarët që u plagosën dje nga rënia e skelës nga një pallat në ndërtim në Tiranë, vijojnë të jenë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Pacienti Hysen Lavdari (70 vjeç), ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja Imelda Shkëmbi (39 vjeç) ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë.

Ndërkohë mediat kanë bërë me dije se se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut dhe kombëtares shqiptare.

Mëngjesin e së Hënës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër dhe për pasojë mbetën të lënduar 2 kalimtarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur Hysen Lavdari 72 vjeç dhe Imelda Shkëmbi 38 vjeçe, kalimtarë të rastit, po ecnin në trotuarin buzë kantierit kur papritur, skela u shkëput nga pallati në ndërtim dhe u ra në kokë. Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Po ndodh...