Deputeti Ferdinand Xhaferi kërkon amnisti burgu për Salianjin, dorëzon amendament

23 Janar 2024, 16:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti Ferdinand Xhaferi kërkon amnisti burgu për Salianjin,

“ABC News” ka zbuluar se PD ka sjellë në Kuvend një amendament sipas të cilit kërkon të amnistohet deputeti Ervin Salinji.

Ky dokument u dorëzua sot nga Ferdinand Xhaferi, i cili kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhënë ende një vendim nga apeli, të falet.

Ky është rasti tipik i deputetit Salinji, i cili u dënua në vitin 2019 për kallëzim të rremë më 1 vit burg, por ende nuk ka marrë një dënim të formës së prerë nga apeli.

Nëse qeveria do ta pranonte këtë amendament, në këmbim të votave për lirimin e 600 të burgosurve të tjerë, Salianji do të shpëtonte kështu veten nga djegia e mandatit dhe do të kishte të drejtë të rikandidonte në vitin 2025.

 

Po ndodh...

ide