Sherri më 3 të lënduar në një shkollë, arrestohet 17 vjeçari shqiptar në Selanik

22 Shkurt 2023, 09:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri më 3 të lënduar në një shkollë, arrestohet

Një 17-vjeçar është arrestuar për përfshirje në sulmin e ndodhur të hënën e kaluar ndaj tre adoleshentëve, pas përfundimit të një ndeshje futbolli për kampionatin shkollor, në komunën Pylaia Hortiatis.

Siç njoftoi policia, i riu me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në qendër të Selanikut. Ai akuzohet se së bashku me disa persona të tjerë, i ka sulmuar me sende druri, si shkopinj.

Si pasojë një prej 15 vjeçarëve është goditur në kokë, i cili është dërguar në spital ndërsa dy personave të tjerë iu dha ndihma e parë


Një ngjarje e njejtë ka ndodhur të premten, në të njëjtin stadium dhe për të njëjtën ngjarje, kur një 16-vjeçar vendas ka kërcënuar me thikë një mësues dhe e ka goditur.

 

Po ndodh...