Sherri në pallatin mbretëror, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Aktorja, Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videos së sherrit mes saj dhe Princ Lekës në pallatin mbretëror.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe kurajon që kanë dhënë përgjatë këtyre ditëve, të cilat i cilëson si shumë shqetësuese për të dhe familjen e saj.
Kujtojmë që Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në një proces divorci, ndërsa Leka ka nisur tanimë një romancë të re.
Reagimi i plotë:
Miq dhe dashamirës,
Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!
-
Tirana shpëton në fund, barazim ndaj Egnatias
10 Mars, 19:09 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



