Ushtronin prostitucion në Durrës, bllokohen pasaportat e 4 vajzave nga Amerika Latine

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në Durrës, ku një vajzë nga Amerika Latine përfundoi në tendën e një lokali poshtë ballkonit të banesës, pas një sherri me një 39 vjeçar nga Shijaku.
Ngjarja e cila shkaktoi zhurmë në rrjet, zbuloi më vonë një rrjet prostitucioni.Policia sqaroi se pasi u kryen hetime të thelluara, u zbulua se 4 shtetase të huaja ushtronin aktivitet të paligjshëm prostitucioni në banesën e marrë me qira, e përshtatur si hotel në lagjen nr. 2 të Durrësit.
Burime nga policia, bëjnë me dije gjithashtu se në dosjen që ju dorëzua prokurorisë, vajzat kanë pranuar se ofronin seks kundrejt fitimit por jo me tutor dhe se paratë jua dërgonin prindërve të tyre.
Sakaq mësohet se Prokuroria e Durrësit ju ka bllokuar 4 vajzave pasaportat deri në përfundim të hetimit të çështjes.
-
-
-
Largohen nga banesa dy vajzat e reja, alarmohen prindërit
10 Mars, 17:04
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



