Anulohen lundrimet e sotme të linjave Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi, shkak mot i keq

10 Mars 2024, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Anulohen lundrimet e sotme të linjave Durrës-Bari dhe
Përkeqësimi i kushteve atmosferike me erëra të forta, do të bëjë që ditën e sotme mos lejohen lundrimet e trageteve Durrë-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Mot i keq që prej pasdites së djeshme po vazhdon të krijojë problematika në lundrimin e mjeteve detare. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lajmëruar anulimet për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.

Teksa ditën e djeshme nuk u lejuan që të lundronin anijet e vogla dhe peshkarexhat. Ndërsa parashikohet që moti të përmirësohet ditën e nesërme sipas njoftimin të kapitenerisë së portit të Durrësit. Kurse trageti i linjës Ankona-Durrës do të vijojë të lundrojë.

 

Po ndodh...