Detajet/ Qentë e rrugës do jenë me çip, në Shqipëri, procesi mbyllet për dy muaj

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që njerëz sulmohen apo kafshohen nga qentë endacakë apo edhe qentë me pronarë.
Në 2019-tën në vendin tonë hynë në fuqi disa ndryshime në Kodin Penal që synonin ashpërsimin e masave. E në një ligj thuhet, nëse një person kafshohet nga qen pa maskë, pronari i kafshën, dënohet nga gjobë deri në 6 muaj burg e nëse ka viktima penaliteti shkon deri në 5 vjet burg.
“Pronari i drejtpërdrejtë i qenve pa pronarë apo qenve të rrugës janë bashkitë. Ndërsa për kafshët me pronar është pronari përgjegjësi direkt ai që duhet të regjistrojë, vaksinojë, identifikojë nëpërmjet çipit elektronik kafshën e tij. Por në fakt në këto 33 vjet në Shqipëri nuk janë ndërmarrë nisma për ta çuar përpara këtë ligj, zbatueshmërinë e tij. Edhe në Bashkimin Europian janë pak vende që e kanë bërë të detyruar unifikimin e pasaportës në nivel kombëtar dhe implementimin e çipit tek kafshët e shoqërimit pra tek qentë, macet”- tha Ervin Resuli, President, Urdhrit të Mjekut Veterinar.
Brenda dy muajve edhe në Shqipëri pritet te përmbyllet ky proces, pra unifikimi I pasaportës në nivel kombëtar dhe vënia e çipit më detyrim për ata të cilët mbajnë kafshë shoqërimi. Nëpërmjet kësaj pritet që pronari të jetë më i përgjegjshëm. Kur një person kafshohet nga një kafshë me çip, ti e identifikon pronarin e saj. Apo edhe në rastin e braktisjes së një kafshe, ti identifikon menjëherë se kush e ka bërë këtë gjë./Tch
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



