Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT/ Dhjetëra të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë

10 Mars 2024, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT/ Dhjetëra të

Policia e Selanikut ka vënë në pranga 21 persona, pas ngjarjes të së shtunës u sulmuan me fjalë dhe me shishe dy shtetas grekë 31-vjeçarë të komunitetit LGBT, ndërsa njëri prej tyre edhe u dhunua.

Policia shoqëroi 24 persona, nga të cilët 21 prej tyre u arrestuan. Mes tyre janë edhe 13 shqiptarë të identifikuar si Orgito Trupja, 21 vjeç, Andrea Nuredini, 22 vjeç, Kristjan Selmani, 18 vjeç, Mario Rapaj, 18 vjeç, Fabio Hoxha, 18 vjeç, Leandro Kurto, 18 vjeç, A. J., 17 vjeç, A. J, 15 vjeç, K. K, 15 vjeç, Klajdi Facja, 19 vjec, Uendi Sota, 19 vjeç, Serxhio Dragoti, 18 vjec dhe Rivaldo Brahimaj, 19 vjeç.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “lëndim i thjeshtë trupor i kryer dhe në tentativë”, “fyerje” dhe “kanosje”, në kombinim me rastin e rëndë të nenit 82A të Kodit Penal “Krim me karakteristika raciste”.

 

Po ndodh...