FOTO/ Ky është 27 vjeçari që u qëllua për vdekje në Itali

10 Mars 2024, 15:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Ky është 27 vjeçari që u qëllua për vdekje

27-vjeçari, Kasem Kasmi, (në foto) mbeti i vrarë pas përplasjes me armë zjarri mes bandave shqiptare në Itali.

Kasmi u qëllua për vdekje pas përlasjes me armë zjarri të dy bandave shqiptare mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ende nuk dihet motivi, por po hetohet si pistë kryesore ajo e përplasjeve për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shtetas shqiptar, Mikea Zeka, 23-vjeç. I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje.

Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me Kasem Kasmin dhe aktualisht janë shpallur në kërkim.

 

Po ndodh...