Shembja e rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë/ Rama reagon për herë të parë: Sipas kontratës…

10 Mars 2024, 15:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Shembja e rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë/

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ndër të tjera foli edhe për rrugën e papërfunduar.

Ai tha se përgjatë kohës që kjo rrugë edhe pse është e hapur, nuk është e përfunduar ndodhin incidente si shembja në aksin Ersekë – Korçë apo rrëshqitja e dherave në rrugën e “Arbrit”.

Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhet adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurtë.

Ata që kritikojnë nga jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bënë Gjermania e Anglia një rrugë. Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë në dorëzim, ndodhin. Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë. Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurtë”-, tha ndër të tjera Rama.

 

Po ndodh...