Largohen nga banesa dy vajzat e reja, alarmohen prindërit

10 Mars 2024, 17:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Largohen nga banesa dy vajzat e reja, alarmohen prindërit
Dy vajza të reja, janë denocuar të zhdukura nga prindërit e tyre këtë të diel.

Rasti i parë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçare është larguar nga banesa, dhe familjarët e saj kanë humbur kontaktet me të.

Ka qënë babai i saj që ka denoncuar në polici.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe.”, njofton policia.

Sakaq rasti tjetër ka ndodhur në Shkodër, ku është larguar nga banesa një 17 vjeçare. Ka qënë nëna e kësaj të fundit që ka bërë denoncimin në polici.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe”,- njofton Policia.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e dy vajzave të reja.

 

Po ndodh...

ide