Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Reshjet e shiut të cilat nisën që mbrëmjen e kaluar kanë bërë të mundur fikjen e zjarreve të të gjitha vatrave që ishin ende aktive.
Zjarret që digjnin pyjet e parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” janë fikur plotësisht, e po ashtu edhe vatrat e tjera si ato në malin e “Allushit” në Klos dhe malin e “Lepurit” në Bulqizë. Edhe vatra mbi fshatin Sinë në Arras të Dibrës është shuar plotësisht.
Pas fikjes së zjarreve autoritetet vendore do të nisin përllogaritjen e dëmeve në sipërfaqet e përshkuara nga zjarri dhe ato të djegura plotësisht. Dëmi ekonomik pritet të jetë shumë i madh për shkak se zjarret kanë djegur masive pyjore me pishë të zezë dhe Ahu, të cilat duan dekada të rriten në madhësinë që ishin.
Po ashtu, flakët kanë dëmtuar edhe faunën e zonës duke djegur qindra gjallesa. Nga ana tjetër policia po vijon hetimet për të zbuluar zjarrvënësit e zjarreve në fshatin Plan i Bardhë të Klosit dhe Lurë të Dibrës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
