Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

4 Shtator 2025, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Hetimet vijojnë.

 

Po ndodh...