Shpallet “Dëshmor i Atdheut” kapiten Arben Anamali, u mbyt pasi shpëtoi turistët
10 Korrik 2025, 15:26 / AKTUALITET

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se është shpallur dëshmor i atdheut kapiteni Arben Anamalin, drejtuesi i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, i cili humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në Liqenin e Shkodrës.
Rama e cilësoi Anamalin “Dëshmor i Atdheut” dhe u shpreh se ai do të nderohet me mirënjohjen më të lartë të Republikës, për aktin e tij të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe humanizmit.
“U prehsh në paqe dëshmor i atdheut. I paharruar, Kapiten Arbeni!”, shkruan Kryeministri Rama.
Arben Anamali humbi jetën në Liqenin e Shkodrës teksa po përpiqej të shpëtonte nga mbytja dy turistë të huaj që kishin rënë në ujë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



