Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

Policia ka shpallur në kërkim Agron Bejdollin, i njohur si shoferi i Aleksandër Lahos, alias “Rrumi i Shijakut”. Bejdolli dyshohet për përfshirje në pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj në Durrës dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Emri i tij është pjesë e dosjes më të fundit të SPAK, që lidhet me aktivitetin e grupeve kriminale të Avdylajve dhe të Aleksandër Lahos. Hetimet zbuluan se këto grupe ishin përfshirë në vrasje me pagesë dhe tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit.
Gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës, Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 5 të arrestuarit:
Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos – arrest me burg
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume – arrest me burg
Vlash Brahja – arrest me burg
Astrit Avdylaj (alias Astrit Balliu) – arrest me burg, i njohur edhe nga operacioni “Revanshi”
Edlira Avdylaj – ndalim i daljes jashtë shtetit
Ndërkohë, përveç Agron Bejdollit, në kërkim kanë përfunduar edhe:
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)
Sipas SPAK, grupi i Avdylajve është përgjegjës për vrasjen e Edmir Bregut (alias Ilir Kuçi/Maloku) në janar 2021, një hakmarrje pas tentativës për të vrarë nipin e Avdylajve, Aldo Avdylajn. Në këtë atentat, rolet ishin të ndara si më poshtë:
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
