Shpendët e ngordhura “pushtojnë” plazhin e Vlorës, mister shkaqet. Peshkatarët: S’e kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë

4 Janar 2025, 17:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpendët e ngordhura “pushtojnë” plazhin e Vlorës,
Një fenomen i çuditshëm është ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetra shpendë të llojeve të ndryshme të ngordhura.

Nuk dihen shkaqet dhe motivet por duket se koha ka qënë gati e njëjtë pasi dekompozimi në të gjitha rastet është gati i njëjtë.

Askush nuk di të thojë mbi motivet por jashtë kamerës, peshkatarë të zonës shprehen se nuk kanë konstatuar më parë një fenomen të tillë kaq masiv.

Midis gjallesave shikohen specie që nga ato të rralla për zonën dhe deri te pulëbardha.

 

Po ndodh...