Shpërndante lëndë të paligjshme në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

6 Qershor 2025, 11:30 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shpërndante lëndë të paligjshme në Kamëz dhe

DVP Tiranë/ Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 një rast i shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. Vihet në pranga 25-vjepari (poseduesi i tyre). 25-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë (thikë dhe shkop metalik si të policisë), 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ndodh...