Shpërthen zjarri në katin e 9- në Fier, banorët shpëtojnë të moshuarin dhe pallatin
16 Janar 2024, 08:49 / AKTUALITET

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.
Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.
Fatmirësisht, zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi.
Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe e shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
I moshuari, i cili jeton i vetëm në banesë, u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor.
Si pasojë e zjarrit pati dëme të vogla materiale.
-
-
-
Shpërthim në Mitrovicën e Veriut, 2 të plagosur
16 Janar, 07:50
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


