Shpërthimi i fortë në Lushnjë/ Deputeti Çela përfundon në sallë të operacionit

1 Mars 2024, 16:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi i fortë në Lushnjë/ Deputeti Çela
Tek rreth rrotullimi i Plastmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhoje ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi dhe plagosur katër të tjerë, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se të plagosurit janë dërguar në spital,  ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.

Kemi të konfirmuar nga burimet zyrtare se një person ka humbur jetën ndërkohë katër të tjerë janë plagosur, dhe mes tyre ndodhet deputeti Cela, Në këto momente I është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë një shpërthim I fuqishëm. Ka qenë një strukturë, që po ndërtohej  nga një biznesmen, dhe nuk dihej se cili ka qenë material që po ndërtohej”, tha gazetarja.

 

Po ndodh...