Shpërthimi në pronën e deputetit të PS në Lushnjë, SPAK çon në GJKKO kërkesën për rivlerësimin e masave

18 Mars 2024, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi në pronën e deputetit të PS në Lushnjë,

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar kuvendit. Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

 

Po ndodh...

ide