Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

7 Janar 2024, 18:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Nuk kanë qenë të paktë shqiptarë të cilët kanë treguar që sistemi i sigurisë në burgje lë për të të shiruar, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.

Arratisjet e tyre kanë qenë nga më spektakolaret duke nisur që nga prerja e hekurave deri tek droni, prandaj janë cilësuar dhe si shqiptarët e rrezikshëm nga policia në shtetet ku ata kryenin dënimin.

Më poshtë janë disa emra të cilët kanë hyrë dhe në histori.

Si fillim meqë është dhe më e freskët si ngjarje, po e nisim me Dan Hutrën.

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Dan Hutra autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë kishin siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier ditë më parë. Ai kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Mjeshtri i arratisjeve – Ishte qershori i vitit 2022 dhe skena e arratisjes së tyre nga burgu i Trevizos  ishte i ngjashëm me atë të filmit vizatimor “The Dalton Brothers”. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. Ai u identifikua si Edison Pula, 27 vjeç. Nga pamjet e kamerave të sigurisë tregohej momenti kur shqiptarët largohen me vrap për të dalë në rrugën kryesore. Pula, 'mjeshtër i arratisjes' ishte i dënuar me burg për vrasje, grabitje dhe trafik droge. I riu është cilësuar si mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës duke kapërcyer murin rrethues.

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Tentativë- Teksa ora shënonte 15:07 minuta të dielën e 8 gushtit 2021 siguria e paraburgimit 313 do të përballej me një tentativë arratisje. I pajisur me litar i sajuar nga një çarçaf 17 metra, doreza dhe një ganxhë i pari që çau rrethimin ishte Fatmir Pjetri, i dënuar si babagjyshi grabitës me 3 dekada burg. Pak çaste pas tij, në të njëjtën skemë, shkon edhe Arbër Cekaj i dënuar me 14 vite burg për trafikun e 613 kg kokainë. Teksa Pjetri vazhdonte  planin e tij të arratisjes ai përballet me stafin e sigurisë së burgut dhe refuzon urdhrin për të ndaluar duke i goditur me ganxhën që ka në dorë.

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Roland Dedja, 40-vjeç arratiset nga burgu i Teramos në Itali në shtator 2023

Dedja shfrytëzoi një defekt në kontroll, duke përfituar nga puna në burg dhe me litar të fiksuar në kangjellat e hekurta, ai u  ndihmua edhe nga një bashkëpunëtor, i cili me dron i dha mjetet e arratisjes.

Kjo nuk ishte hera e parë që Dedja arratiset nga burgu. Në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku ndodhej për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Me të ishte edhe një i burgosur tjetër, me të cilin u arratisen me çarçaf. Të dy u kapën disa muaj më vonë.

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Arratisjet spektakolare të Alket Rizait- Alket Rizai konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Greqi. Në vitin 2006 dhe 2009, ai në bashkëpunim me kriminelë të njohur grekë, arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në vendin fqinj, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Arratisja e parë e stilit hollivudian ndodhi më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.

Alket Rizai ka lindur në Ballsh të Mallakastrës, ku ka jetuar deri në fund të viteve ’90 dhe më pas emigroi në Greqi. Në Greqi ai u dënua për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana.

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

Dritan Rexhepi- I arratisur katër herë nga burgjet, me disa dënime të rënda dhe identitete të rreme, i akuzuar për vrasje policësh, rrëmbimin e Jan Prengës me urdhër nga burgu e trafik ndërkombëtar droge, ky është Dritan Rexhepi, 43 vjeç, i arrestuar  nga policia turke vitin e kaluar.

Rexhepi u arratis nga paraburgimi i Durrësit teksa po nxirej nga qelia për ti bërë fotografitë. Me akuza të reja mbi supe, Dritan Rexhepi u shpall në kërkim por policia shqiptare nuk ra në gjurmët e tij derisa në vitin 2013 u arrestua në Itali.

Shqipëria filloi procedurat për të nisur dosjen me qëllim ekstradimin, por mori si përgjigje njoftimin se i kërkuari nuk gjendej pasi ishte arratisur nga burgu i Vogheras në Itali, duke sharruar hekurat e qelisë.

I shpallur në kërkim tashmë nga dy shtete, Dritan Rexhepi u bë objekt i Interpolit që filloi gjurmimin e tij dhe e arrestoi në Spanjë, për ta ekstraduar në Belgjikë ku ishte vendosur në burgun Merksplas. Edhe aty, shqiptari i shumëkërkuar bëri atë që dinte më mirë, arratisjen dhe largimin në drejtim të paditur, pasi arriti të dalë nga ambientet e burgut duke kapërcyer murin rrethues./Alfapress.al

 

Shqiptarët e rrezikshëm që nuk i mban dot as burgu!

 

 

 

 

Po ndodh...

ide