
Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze/ Vetëm 6 u sollën në Shqipëri, mes tyre Çopja dhe Mema

Nëse në Britaninë e Madhe do të kishte një kampionat për të burgosurit e huaj në burgjet e atjeshme atë do ta fitonin shqiptarët.
Kjo referuar një analize publikuar nga gazeta Sunday Telegraph nga ku për të disatin vit radhazi për numrin më të larë të burgosurve me nacionalitet të huaj renditen shqiptarët.
Sipas artikullit, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit momentalisht vuajnë decimë 1200 shtetas shqiptarë, duke i renditur të parët pas 911 polakëve, 729 rumunëve, 634 irlandezëve dhe 370 xhamaikianëve.
Kostoja e të burgosurve të huaj sipas Sunday Telegraph kap vlerën e 1.3 milion stërllina në ditë, ndërkohë çdo i burgosur ka kosto vjetore prej 55.000 stërlina.
Shqiptarët thuhet më tej në artikull vuajnë dënime për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës.
Prej totalit të 1200 shqiptarëve në burgjet e Anglisë dhe Uellsit 439 prej tyre janë dënuar për trafik dhe shitje kokaine.
Midis tyre thotë Sunday Telegraph Ronaldo Zani, 26 vjeç, i cili u dëbua dy herë për krime droge, për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për herë të tretë e kapur përsëri dhe burgosur muajin e kaluar.
Shifrat e analizuara tregojnë se gjatë vitin 2024 për vepra penale të lidhur me lëndët narkotike janë dënuar 84 shqiptarë me një total dënimesh prej 407 vite burg.
Ata deri në përfundim të vuajtjes së dënimin do ti kushtojnë taksapaguesve britanik 21.164.000 milion sterlina.
Prej tyre 19 kanë marrë dënime që variojnë nga 6 deri 33 vite burgim.
Burime nga Ministria e drejtësisë thanë se që prej marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike në vitin 2023 për transferimin e të burgosurve janë sjellë për të vijuar dënimet në burgjet tona 6 të dënuar.
Mes tyre Erald Mema i dënuar për trafik droge me 25 vite burg si dhe Klodian Çopja i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në vlerën e 60 milion stërlinave.
Mësohet se Mema dhe Çopja janë duke vuajtur dënimin e mbetur në burgun e Drenovës në Korçë./TCH

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128