Shqiptarja u përdhunua nga pakistanezi, nëna: Agresori ia kishte thyer krahët dhe këmbët

Nëna përshkruan gjithçka ka përjetuar vajza e saj shqiptare, e cila u përdhunua, u rrah dhe u mbajt e lidhur nga një burrë që nuk e njihte – 33-vjeçarja shqiptare ka qenë abuzuar nga një i panjohur edhe disa muaj më parë.
33-vjeçarja nga Shqipëria jetoi makthin e fundit në duart e 27-vjeçarit palestinez, i cili pasi e rrahu, e përdhunoi dhe e goditi me thikë, e më pas e lidhi nga këmbët me një leckë, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë.
Nëna e saj duke folur për mediat thekson se vajza e saj ishte në gjendje të mjerueshme kur e pa. “Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy”, tha ajo.
Kur viktima u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias mbrëmjen e së hënës, ajo njohu menjëherë autorin e abuzimit të saj, i cili ishte arrestuar në mesditë në rrugën Sokratous duke ecur me thikë.
Nga deklarata e saj, Policia kuptoi se gruaja nuk e njihte 27-vjeçarin. Nëna e saj në dëshmi ka thënë se 33-vjeçarja është dhunuar nga një i huaj edhe pak muaj më parë. Ndaj ka mundësi që të jetë i njëjti person që sulmoi i tërbuar fëmijën e saj mëngjesin e së hënës. Në të njëjtën kohë, ajo përshkruan goditjet që viktima ka në të gjithë trupin e saj.
“Unë nuk e njoh atë. Nuk e di nëse është ai me të cilin vajza ime ka pasur njohje muaj më parë. Besoj se e mbante me forcë. Po më thoshte se kishte takuar një burrë nga Egjipti. Tani më tregojnë për një nga Pakistani. Nuk e di kush është, nuk di asgjë”, thotë ajo.
“Vajza ime thotë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur, por edhe mund të ketë frikë dhe të mos flasë”, thotë nëna e shqiptares 33-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Spitalit Sotiria dhe mbahet me oksigjen, duke humbur në të njëjtën kohë edhe shumë gjak.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



