Lajme flash

“Është rritur forca goditëse SPAK ndaj grupeve të strukturuara dhe organizatave kriminale”, Altin Dumani: Kemi sekuestruar një portofol në kripto mbi 10 mln euro

14 Prill 2025, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Është rritur forca goditëse SPAK ndaj grupeve të

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka deklaruar se forca goditëse e SPAK është rritur.

Gjatë prezantimit të raportimit vjetor në KLP, Dumani deklaroi se tregues është rritja e numrit të hetimeve, subjekteve të proceduara penalisht për krim të organizuar dhe shtimi i  numrit të konfiskimeve.

“Por këtë vit duhet theksuar që kemi bërë të mundur hetimin edhe të 2 organizatave kriminale, janë rastet e para të hetimit për organizatë kriminale dhe jo grup i strukturuar kriminal”, deklaroi kreu i SPAK.

Ai theksoi se për herë të parë Prokuroria e Posaçme sekuestroi një portofol në kripto me mbi 10 mln euro.

“Është rritur forca goditës e SPAK ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja”, deklaroi drejtuesi i SPAK.

Altin Dumani: Është rritur forca goditëse e SPAK, BKH, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, kjo shpjegon edhe rritjen e numrit të hetimeve, numrit të subjekteve të proceduara penalisht për vepra penale të krimit të organizuar, dhe rritje të numrit të konfiskimeve.

Falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja, Europol, Eurpjust, vendet e Britanisë, vendet nordike, Amerikës Latine, kemi arritur të ndërtojmë hetime të suksesshme në goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Por këtë vit duhet theksuar që kemi bërë të mundur hetimin edhe të 2 organizatave kriminale, janë rastet e para të hetimit për organizatë kriminale dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i hetimit pasuror pothuajse për çdo rast që regjistrojmë si procedim penal.

Për herë të parë kemi sekuestruar edhe kriptomonedha. Kemi sekuestruar edhe vitet e tjera por portofole shumë të vogla, ndërsa këtë vit kemi sekuestruar një portofol në kripto mbi 10 mln euro, me shumë vështirësi e realizuar.

Është rritur forca goditës e SPAK ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja.

 

Po ndodh...