SKY ECC/ Karamuço: Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në vend.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe, sipas tij, disa prej tyre vijojnë të mbeten “në sirtarët e prokurorëve”.
Sipas Karamuços, hetimet që kanë pasur si bazë provat e ardhura nga SKY ECC janë përballur me vështirësi ligjore, pasi gjykatat kërkojnë që përgjimet të mbështeten edhe me prova të tjera, duke qenë se komunikimet e koduara i përkasin ngjarjeve të ndodhura rreth 7 vite më parë.
“Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë. Kemi disa vite që disa ‘pine’ të SKY mbeten ende në sirtarët e prokurorëve, sepse nuk janë zbardhur, mbase janë të paidentifikuar. Ndoshta dikush mbyll sytë për të shmangur përgjegjësinë ndaj ndonjë personi publik,” – u shpreh ai.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


