SPAK kërkon t’i sekuestroje 5 apartamente ish shefit të Operacionales, Oltion Bistri

1 Tetor 2024, 14:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

SPAK kërkon t’i sekuestroje 5 apartamente ish shefit të

Në seancën e kësaj të hënë në GJKKO është zhvilluar procesi ku SPAK kërkon t’i sekuestroje 5 apartamente ndaj ish shefit të operacionales Oltion Bistri.

Heqja e këtyre aseteve është kërkuar nga kompania Arlis Ndertim me pronar Armand Lilo i cili rezulton te jete kunati i Fatmir Xhafaj.

Ky e fundit kërkon rimarrjen e pronave me argumentin se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të arrestohet.

“Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

Gjyqtaria e çështjes Irena Gjoka ka shtyrë seancën me qëllim për t'i lënë kohë palës kërkuese të paraqesë disa vërtetime. Data 09.10.2024 është caktuar për zhvillimin e procesit të radhës.

SPAK ra në gjurmët e këtyre 5 apartamenteve të ndërtuara nga Arlis Ndërtim gjatë verifikimeve të pasurisë së Oltion Bistrit.

SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë në emër të tij dhe të familjarëve me burime të paligjshme.

Po ndodh...