SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie
8 Gusht 2025, 12:47 / AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan , Tiranë dhe Durrës.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara ka lëshuar 11 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.
Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie, ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


