SPAK: Vrasja e Fatbardh Licit, hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërçanës

21 Shkurt 2025, 17:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

SPAK: Vrasja e Fatbardh Licit, hakmarrje për ekzekutimin e Boran

SPAK ka zbardhur detaje në lidhje me hetimet që ka zhvilluar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

SPAK ka dhënë masa sigurie “arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilanin.

Sipas SPAK, ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ardhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës.

Boran Bërcana u vra në 15 korrik 2018 bashkë me partneren Silvi Ndoci.

“Janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R  kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

 

Po ndodh...