I dërguari special i Trump e konsideron Zelenskyn lider “të guximshëm”! Pse presidenti i SHBA-ve e quajti diktator?!

I dërguari special i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, i ka quajtur bisedimet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si “pozitive”.
“Diskutime pozitive me Zelenskyn, liderin e guximshëm të një vendi në luftë dhe ekipin e tij të talentuar të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Lavdërimi i Kelloggit për Zelenskyn bie në kundërshtim me atë që është dëgjuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe disa anëtarë të tjerë të administratës së tij, të cilët e kanë sulmuar me pretendime mashtruese ose e kanë kritikuar për komentet e tij publike, raportoi Guardian.
Kellogg ka shkruar një ditë pasi konferenca e përbashkët me Zelenskyn u anulua në minutën e fundit, pasi u raportua se kështu kërkoi pala amerikane.
Trump e ka quajtur Zelenksyn “diktator”, duke kërkuar që në Ukrainë të mbahen zgjedhje. Pas injorimit nga SHBA-ja duke mos u ftuar në bisedimet në Riad, Zelensky ka deklaruar se Trump po jeton në një hapësirë keqinformimi të krijuar nga Rusia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



