Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë të mësimit dhe protestojnë: Shfuqizoni ligjin për punën e detyruar!
Nisja e vitit të ri akademik nuk ka nisur si normalisht për studentët e mjekësisë që kanë kanë nisur protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.
Protesta e këtyre studentëve vjen pas vendimit të qeevrisë që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend, dhe më pas të diplomohen. Por kjo është kundërshtuar fort nga këta studentë, të cilët kanë vendosur që sot të bojkotojnë procesin mësimor.
“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë. Mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë, siç na kanë përmendur. Është tjetërkush që shpërdoron të ardhurat e këtij populli. Ne jemi ata, që sakrifikojmë sa e sa vite për t’i shërbyer këtij populli. Ligji për mjekësinë është i padrejtë. Për këtë arsye Mjekësia do të bojkotojë. Shumë ë vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre.
Qeveria shqiptare prezantoi në muajin korrik projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë. Sipas qeverisë, ky projektligj është hartuar me synimin që t’i sigurojnë shqiptarëve mjekë për vitet e ardhshme dhe për të përballuar sfidën e kohës, largimin e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128